Napoli dhe Juve bëjnë detyrën, gol i Migjen Bashës … (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Ka arritur një fitore të pastër 3-0 Juventus ndaj “ekipit të shqiptarëve”, Pescara për të cilën luajti titullar Ledjan Memushaj por qëndroi në stol Rey Manaj. Golat u shënuan nga Khedira, Mandzukic dhe Hernanes.

Napoli fitoi jashtë 1-2 ndaj Udinese me mbrojtësin Elseid Hysaj titullar. Ishin dy gola nga Insigne që i dhanë avantazh të shpejtë miqve ndërsa Perica shkurtoi diferencën por pa ja dalë të arrijë te barazimi.

Në Serie B protagonist kryesor nga shqiptarët u bë Migjen Basha me një gol të bukur nga distanca që i hapi rrugën fitores 2-0 Barit ndaj Carpi. Në ndeshjet e tjera, Avellino fitoi 1-0 ndaj Pisa, titullar për vendasit luajti Gjimshiti ndërsa për miqtë në fushë për 90 minuta ishin Cani dhe Ujkani. Ndoj ishte në stolin e Brescias që humbi rëndë 4-0 ndaj Benevento.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.