Napoli i Hysajt nuk di të fitojë, barazim i hidhur në sfidën si “ish”

0
SHPËRNDAJE

Gjatë javës dukej se do ta niste ndeshjen nga stoli, por si përfundim Elseid Hysaj ka qenë titullar në ndeshjen, që i ofronte java e 3-të e Serisë A, kundër së kaluarës së tij, Empoli. Ndonëse si përfundim s’ka mundur të marrë më shumë se një barazim 2-2 me Napolin (golat e Saponaras, Puçarelit/Insinje, Alan), duke qenë pika e dytë që merr në këtë kampionat. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte kaq, mbrojtësi kuqezi ka marrë edhe një karton të verdhë në të 87′. Mbi të gjitha, gjtihsesi, qëndron zhgënjimi i Napolit të Sarrit që ka tre javë që nuk di të fitojë, duke u ngëshëlluar vetëm nga fakti që ka një pikë më shumë se Juve.
hysaNë sfidët e tjera të javës së 3-të të Serisë A, kurioz është fakti që kanë mbizotëruar barazimet 2-2. I tillë ishte ai i fiksuar nga Verona e Torino në sfidën e parë të së dielës. Për të vazhduar më pas edhe në takimet Sasuolo-Atalanta dhe Palermo-Karpi. Kuadri i plotë i kësaj fundjave italiane do të mbyllet me Lazio-Udinese dhe derbin Inter-Milan. Ndërsa të hënën, ora 20:45 është caktuar sfida e shtyrë për shkak të rreshjeve, Sampdoria-Bologna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.