Napoli i pandalshëm, Hysaj “zverdhet”

0
SHPËRNDAJE

15421001_1332319596842907_2879076365997445127_nSkuadra e Napolit ka konfirmuar formën e mirë që po kalon në Serinë A dhe pasi i shënoi 3 herë Interit një javë më parë, vazhdoi serinë e fitoreve me 5 gola të shënuar në portën e Kaljarit. Edhe pse nuk pritej, Elseid Hysaj ka qenë titullar ditën e sotme në fitoren e skuadrës së tij.

Përballja u dominua totalisht nga Napoli, ndërkohë që Hysaj bëri një ndeshje të shkëlqyer. Mbrojtësi shkodran luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, teksa u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 62′ të ndeshjes.

Ndonëse kjo parashikohej të ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që gjendet në mesin e tabelës së klasifikimit, ekipi i mbrojtësit shqiptar, Hysaj ka zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë me belgun Mertens që shënoi golin e avantazhit e më pas me Hamshik para pushimit. Në pjesën e dytë, goli i Zielinskit dhe dy gola të tjerë të Mertens vulosën shifrat përfundimtare 5-0, në një ndeshje të cilën Hysaj e luajti të plotë dhe ku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62-të.

Suksesi kthen Napolin në vendin e katërt, por sidomos vë nën trysni skuadrat që ka më lart në renditjen e Serisë A, duke bërë të qartë se ky ekip ka forcën të luftojë deri në fund për objektiva të rëndësishëm. Pas kësaj fitoreje, Napoli arrin në kuotën e 31 pikëve. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.