Napoli likujdon Interin, Hysaj titullar (video)

0
SHPËRNDAJE

Me dy gola në ‘2 dhe ‘5 nga Zielinski dhe Hamsik u duk sikur ndeshja mes Napolit dhe Inter nuk nisi nga 0-0 por nga 2-0 per vendasit. Me fillimin e pjesës së dytë, napoletanët e trefishuan avantazhin me anë të Insigne dhe përpjekjet e Interit për të shënuar së paku një gol shkuan më kot teksa herë  mbrojtja e herë portieri Reyna nuk lejuan prekjen e rrjetës vendase. Elseid Hysaj sfidoi dhembjet dhe u gjend në fushë si titullar por në ’61 u dorëzua duke kërkuar zëvendësimin, me siguri probleme për të por shpresojmë asgjë me rëndësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.