Napoli “manita” Lazios, Hysaj titullar (Video)

0
SHPËRNDAJE

Napoli ka shkatërruar me rezultatin 5-0 Lazion e Piolit, duke fituar bindshëm në javën e 4-të të Serie A. Skuadra e Sarrit arriti fitoren e parë në Serie A duke shënuar edhe një rekord pasi brenda 3 ditësh ka arritur të gjejë 10 herë rrugën e golit, pas fitores 5-0 ndaj Club Brugge. Napoli kaloi në avantazh në minutën e 14’ me anë të Gonzalo Higuain ndërsa Allan në minutën e 35’ dyfishoi rezultatin për napoletanët. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0, dhe me fillimin e pjesës së dytë Napoli e fillon pikërisht nga aty ku e la.

Napoli's forward Gonzalo Higuain celebrates after scoring the first goal during the Italian Serie A soccer match between SSC Napoli and SS Lazio at San Paolo Stadium in Naples, 20 September 2015. ANSA/ CESARE ABBATE

Në minutën e 48’ Insigne shënon golin e tretë për skuadrën e tij, ndërsa Lazio nuk arrin të reagojë. Higuain firmos dopietën e tij personale në minutën e 59’ dhe golin e 4-t për skuadrën e tij. Nuk mbaron me kaq pasi Manolo Gabbiadini mendon për të shënuar golin e 5-të dhe të fundit të takimit duke fundosur Lazion dhe duke ringritur Napolin pas një fillim sezoni të vështirë. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj ka qenë në fushë për 90 minuta duke luajtur në korsinë e djathtë të mbrojtjes. Hysaj ka zhvilluar një ndeshje shumë pozitive i ndihmuar edhe nga paraqitja e skuadrës së tij dhe ky është një lajm i mirë për De Biasin, pasi kujtojmë që në dy ndeshjet e fundit ju desh të përshtaste Xhimshitin në atë pozicion.

Në takimin tjetër, atë midis Carpit dhe Fiorentinas, Babacar i dha fitoren vjollcëve në takimin që u mbyll 0-1.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar në Napoli – Lazio:

https://www.youtube.com/watch?v=Xix-z2biNzk

S'KA KOMENTE

Comments are closed.