Napoli ofron 4 milionë euro për Hysaj, Empoli e vlerëson më shumë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

hysaj
Hysaj në dyluftim

Me të marrë zyrtarish “timonin” e Napolit, trajneri Sarri ka bërë kërkesat e para për të pasur në dispozicion një nga besnikët e tij tek Empoli, Elseid Hysajn. E kështu që brenda pak ditësh, drejtuesit e klubit napoletan duhet të jenë gati për të kënaqur trajnerin e ri. Ndërkohë që nga ana tjetër, toskanët kanë fiksuar edhe një çmim për mbrojtësin 21-vjeçar shqiptar të cilin e vlerësojnë 5.5 milionë euro. Kurse Napoli ofron për momentin vetëm 4 milionë plus bonus. Megjithatë duhet të gjendet një rrugë e ndërmjetme, për të rikthyer Hysajn në urdhërat e Sarrit.
Gjithsesi për momentin më afër ardhjes në Napoli duket mesfushori i talentuar empolez, Valdifiori, i konsideruar si “Pirlo i ri”, përderisa për këtë lojtar ka një marrëveshje që nga koha e Benitez. Ai mund të zbarkojë që në fillim të javës tjetër, ndërsa më pas me shumë mundësi do të jetë radha e mbrojtësit shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.