Napoli, zyrtare afrimet e Allan dhe Astori. Ofertë Barcelonës për Bartra

0
SHPËRNDAJE
Loading...

marc-bartra1

Napoli po operon në merkato për të plotësuar kërkesat e trajnerit Maurizio Sarri. Vetëm para pak ditësh klubi i Aurelio De Laurentis ka zyrtarizuar afrimet e mbrojtësit Davide Astori nga Cagliari dhe mesfushorit Allan nga Udinese. Këto dy blerje do të rrisin cilësinë e skuadrës në prapavijë por Napoli nuk mjaftohet me kaq dhe i ka formuluar një ofertë Barcelonës për qendërmbrojtësin Marc Bartra. Drejtuesit e Napolit kanë arritur një akord me lojtarin mbi pagën e tij dhe tani po negociojnë me Barcelonën për çmimin e kartonit. Shifrat për të cilat mund të mbyllet tratativa është rreth 15 milionë euro por te Napoli janë optimistë për mbylljen me sukses të marrëveshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.