Naser Aliji do të luajë kundër vend lindjes

Naser Aliji ka luajtur më parë edhe ndaj Zvicrës vendit ku u rrit

0
SHPËRNDAJE

aliji

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biasi ka bërë të ditur sot, gjatë një konference për shtyp, listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e kombëtare kuq e zi. Shqipëria me datë 31 gusht do të luajë një ndeshje miqësore kundër Marokut, ndërsa në ndeshjen e dytë më 5 shtator po në Shkodër do përballet me Maqedoninë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror Rusi 2018. Trajneri i kombëtares shqiptare për këto dy ndeshje iu ka bërë ftesë 23 futbollistëve dhe në mesin e tyre është edhe kumanovari Naser Aliji. Ai ka lindur në Nakushtak të Likovës dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë kundër përfaqësueses së vendit që ka lindur, ndërsa më parë në evropian luajti kundër Zvicrës shtetit ku është rritur.  “ Tashmë le të prezantojmë sfidën e re e cila fillon pasnesër. Duhet të fillojmë mirë. Për ta përballur këtë sfidë dhe këtë grup siç e keni parë nuk është aspak një grup i thjeshtë pasi kemi Spanjën, Itialinë dhe Izrealein që janë tri skuadra të nivelit të lartë. Nuk duhet të nënvlerësojmë aspak as Maqedoninë dhe nëse nuk arrijmë aty ku duhet rrezikojmë të bëjmë një figurë të keqe.”, thotë Xhani De Biasi.
Ndërkohë futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë, sot janë grumbulluar në Shkup për ndeshjen e parë eliminatore kundër Shqipërisë më 5 shtator në stadiumin Loro Boriçini në Shkodër. Trajneri Angelovski do ti filloj përgatitjet pa Agim Ibraimin e lënduar, i cili do të jetë jashtë fushe për një muaj të plotë. Në vend të tij nuk do të ftohet asnjë lojtar tjetër. Maqedonia stërvitjen e parë  e zhvilloi pasdite në terrenin e qendrës stërvitore në kompleksin e FFM-së.       

S'KA KOMENTE

Comments are closed.