NBA/ Ndeshja e yjeve, emocione për Kobe Bryant (video)

0
SHPËRNDAJE

Ka qenë një ndeshje ku pothuajse nuk ka pasur mbrojtje fare, por vetëm spektakël dhe pikë pa fund në ndeshjen e përvitshme mes Lindjes dhe Perëndimit në atë që quhet “All Star Game”, e cila përfundoi me fitoren e lojtarëve që luajnë me ekipe të Konferencës së Perëndimit me rezultatin 196-173.

Më i miri i kësaj ndeshje ishte Paul George me 41 pikë, por e veçanta e ndeshjes ishte momenti kur Kobe Bryant la parketin e lojës, gjë që u prit me ovacione të shumta nga të pranishmit. Siç dihet, legjenda e basketbollit, Bryant ka shpallur zyrtarisht tërheqjen nga sporti në fund të këtij sezoni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.