NBA, Stefen Kerri shënon 28 pikë në fitoren e dytë të Golden Stejtit

0
SHPËRNDAJE

Golden Stejt duket se e ka lënë prapa fillimin e vështirë të të sezonit në Basketbollin Amerikan. Nënkampionët arritën fitoren e dytë radhazi këtë herë të udhëhequr nga lojtari i tyre më i mirë, Stefën Kërri.

Suksesi ishte në fushën e vështirë të Feniksit, me rezultatin 106-100. Basketbollisti numër 1 i NBA-së sezonin e kaluar, shënoi 28 pikë, ndërsa pati ndihmë nga Kevin Durant dhe Klej Tompson.
Golden Stejti humbi ndeshjen e hapjes me San Antonion, por reagimi ishte i menjëhershëm për të mos u shkëputur nga pretendentet e tjera për titull. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.