NBA, tërhiqet rekordmeni i 3-pikëshave Ray Allen

0
SHPËRNDAJE

Ray Allen njoftoi këtë të martë tërheqjen nga basketbolli dhe nga kampionati më prestigjioz në botë, NBA, duke i dhënë kështu fund një karriere të pasur me dy tituj kampion, me Bostonin dhe Miamin, si dhe me rekordin e pikëshënuesit më të mirë në histori për 3-pikësha.

Allen luajti për herë të fundit me ekipin nga Florida, Miami Heat, në vitin 2014. Që prej atëherë, ai tentoi disa herë të “luante” me idenë e rikthimit, por tashmë ka njoftuar tërheqjen përmes një deklarate të publikuar në “The Players Tribune”.

Aty, Allen thotë se “është totalisht në paqe me vetveten”.

Ray Allen luajti për 18 sezone në NBA, duke u aktivizuar në 4 ekipe: Milwaukee, Seattle, Boston Celtics dhe në fund me Miamin. Ai ka shënuar plot 2973 tripikësha në histori, 413 më shumë se ndjekësi i tij më i afërt deri më sot, ndërkohë që mesatarja e pikëve të shënuara prej tij ka qenë 18.9 pikë, në plot 1300 ndeshje në parket. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.