Ndalet PSG nga Bordo me 10 vetë, shkatërrohet G’ladbach (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

dimÇmenduri në Paris, aty ku PSG-ja vendëse është ndalur me një barazim për herë të parë këtë sezon, pasi në shtëpi ka pësuar dy gola nga Bordeaux, që madje barazimin 2-2 e ka realizuar me 10 vetë, pas një kartoni të kuq. Me të filluar takimi, Edinson Cavani (27′) realizoi për 1-0. Pak minuta më vonë (31), ishte Saivet ai që barazoi. Menjëherë Cavani u përgjigj me supergol (34′) për 2-1 dhe epërsinë e PSG-së. Deri në fund PSG, megjithese pa Ibran, mbajti nën kontroll lojën, por s’e kishte llogaritur Khazrin në minutën e 79-të, kur ekuilibroi shifrat e këtij takimi. PSG vazhdon të mbajë komandën në renditje Ligue 1 të Francës, me 13 pikë, 4 më shumë se Reims, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në sfidat e tjera të luajtura sonte nëpër kampionatet e Europës, në Spanjë bie në sy barazimi 1-1 i fiksuar nga Sevilja në fushën e Levantes, aty ku fituesit e Europa League kanë marrë pikën e dytë për këtë sezon. Fillimisht ishte N’Zonzi që kaloi andaluzët në avantazh në pjesën e parë, kurse në të dytën barazoi Camarasa.
Ndërkohë, në Bundesligën gjermane, Borusia M’Gladbah është shkatërruar 0-3 brenda në shtëpi nga Hamburgu, që e kanë nxjerrë faqebardhë golat e Lassogas (2) dhe N.Muller. Një “antipastë” aspak pozitive për Gladbah, para zhytjes në aventurën e Champions League, ku luan të martën pikërisht me Seviljen.
https://www.youtube.com/watch?v=k2b22wZi6jY

 

https://www.youtube.com/watch?v=oL0uovXnAVA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.