Ndalohen në kufi tifozët e Dinamo Zagreb

0
SHPËRNDAJE

dinamoNjë pjesë e tifozëve të Dinamo Zagreb të cilit ishin drejtuar për në Elbasan për të ndjekur nga afër takimin e skuadrës së tyre, me sa duket nuk do kenë mundësi ta bëjnë këtë gjë pasi janë ndaluar në Hanin e Hotit. Bëhet me dije se 70 prej tyre janë ndaluar ndërkohë që një pjesë tjetër kanë arritur të kalojnë dhe me shumë mundësi do të jenë prezentë në Elbasan Arena. Një tjetër grupim tifozësh është ndaluar në kufirin midis Malit të Zi dhe Bosnjes duke mos u lejuar që të kalojnë më tej. Shkak për këtë ndalim sipas burimeve është bërë fakti se tifozët nuk kanë qenë të konfirmuar nga klubi kroat dhe mund të bëheshin shkak për trazira.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.