Ndërroi jetë Esat Stavileci, pioner i gazetarisë sportive të Kosovës

0
SHPËRNDAJE

Të shtunën mbrëma ka ndërruar jetë ish-pionieri i gazetarisë sportive, Esat Stavileci, i cili u shqua edhe për kontributin e tij të madh në sport.

I ndjeri Stavileci, gjatë periudhës 1972-1979 ishte kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa kulmin e arriti në vitin 1979, kur si kryetar i këshillit organizativ i priu Kampionatit Botëror për juniore-femra, ngjarje e cila më pas u vlerësua me nota të larta nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF).

Me këtë rast, Shoqata e Gazetarëve Sportivë Profesionistë e Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Stavileci. SHGSPK-ja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe FHK-së, duke shtuar se komuniteti sportiv gjithmonë do ta kujtojë me pietet kontributin e tij. Jo vetëm sporti, por e gjithë Kosova e humbi një njeri të madh. (Marrë pa ndryshime nga gazeta “Zëri”).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.