Ndeshja e Supërkupës nuk transmetohet në asnjë televizion publik

0
SHPËRNDAJE

Finalja e Supërkupës së Shqipërisë nuk do të transmetohet në asnjë televizion publik. Kështu ka deklaruar TVSH, e cilas duket mjaft e indinjuar me këtë vendim të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ja deklarata e tyre e plotë në rrjetin sicial Facebook:

“Superkupa e Shqipërisë nuk transmetohet në asnjë Televizion pa Pagesë!!! FSHF, ndonëse ka hapur një garë për të drejtat e transmetimit të Superkupës, ka shkelur ligjin për mediat audiovizive të Republikes së Shqiperisë (nenet 127, 128, 129), i cili ka prioritet mbi çdo ligj tjetër, kur flitet për të drejtat e transmetimit. Ndonëse ka hapur një garë të drejtash transmetimi si në Pay (me pagesë), ashtu edhe në Free (transmetim pa pagesë) që në datën 3 gusht, FSHF nuk ka shpallur fituesin e të drejtës së transmetimit në transmetimin “Pa pagesë” të një aktiviteti të rëndësishëm kombëtar.

Për herë të parë, një Superkupë (kombëtare apo ndërkombetare qoftë) NUK do të transmetohet në Tv PA PAGESË dhe kjo ARRITJE i takon FSHF-së. Për të qënë të qene të hapur me publikun, RTSH ka dërguar ofertën e vet financiare në këtë tender, e cila nuk është marrë parasysh, ndonëse FSHF nuk është në gjëndje të thotë se kush Televizion Pa Pagese ka fituar këtë të drejtë , duke ofruar më shumë se RTSH.”

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.