Ndeshje lamtumire për Canën

0
SHPËRNDAJE

12244532_204122593253108_1156993523689261537_o
Cana në ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Kombëtarja Shqiptare garat kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” do ti fillojë në shtator pa Lorik Canën.

Menjëherë pas eliminimit nga Kampionati Evropian, ikona e futbollit shqiptar e ka bërë të ditur vendimin e tij për tu larguar nga skuadra kuqezi, për të cilën ka luftuar si një luan për trembëdhjetë vjet.

Vendimi i 32-vjeçarit ka mërzitur shumë tifozë shqiptarë. Duke e ditur kontributin e që ka dhënë Cana për Shqipërinë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po mendon që t’i përgatisë kapitenit ceremoni madhështore lamtumire.

Burime nga Tirana bëjnë të ditur se FSHF-ja është duke kërkuar një kundërshtar që ta zhvillojë një ndeshje miqësore, përmes së cilës Cana do të mund të përshëndetej me Kombëtaren dhe tifozët. Kjo miqësore pritet të zhvillohet në Shqipëri nga muaji gusht, pasi në shtator Shqipëria do ta nisë garat kualifikuese për Botëror.

“Zëri” mëson se në opsion për miqësore është edhe Përfaqësuesja e Kosovës, prej nga vjen Cana dhe shumë yje të tjerë të Kombëtares Shqiptare. Edhe Kosova në shtator do t’i nisë eliminatoret e Botërorit, kështu që miqësorja me Shqipërinë, e organizuar enkas për lamtumirën e Lorik Canës, do t’i shërbente ekipit të Albert Bunjakit për konsolidim të mëtutjeshëm. Ceremonia e Lorik Canës pritet të organizohet në stadiumin e rinovuar të Shkodrës, “Loro Boriçi”/Zëri

S'KA KOMENTE

Comments are closed.