Ndihmohet vajza tetraplegjike që i kërkonte ndihmë Lorik Canës

0
SHPËRNDAJE

Ja pra që shqiptarët dikan të solidarizohen e të ndihmojnë njeri tjetrin kur është nevoja. Pak ditë më parë bëhej publike një letër drejtuar kapitenit të Kombëtares sonë Lorik Cana, shkruar nga një burrë i paralizuar (me poliomelit) që kishte një vajzë 11-vjecare tetraplegjike. Në këtë letër i kërkonte një shumë prej rreth 8-9 mijë eurosh që do të mundësonte blerjen e një karroce elektrike që do ti lehtësonte lëvizjen vajzës.

Dhe ja tek vjen menjëherë reagimi bujar e tejet fisnik nga Zvicra i një shqiptari me banim atje, që i ka siguruar vajzës tetraplegjike një karrocë e cila duket mjaft moderne dhe e shtrenjtë. Përgjigja i është përcjellur gazetarit të njohur sportiv Dëfrim Methasani i cili njihet për sensibilizimin dhe kontributin e madh edhe shumë raste të tjera të ngjashme humanitare.

1213
Karroca e invaliditetit
image
Letra e babait drejtuar Canës

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.