Ndikumana në Superligë? Mungojnë ofertat!

0
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Tiranës Selemani Ndikumana në dy sezone në Kategorinë Superiore arriti të fitojë zemrat e sportdashësve shqiptare, por jo vetëm pasi sezonin e shkuar ai ishte objektivi i shumë ekipeve në Superligë por arriti t’i “driblojë” të gjitha pasi zgjodhi të vijojë karrierën në Katar teksa iu ofrua një kontratë faraonike.

Pas një sezoni zhgënjyes në Katar Ndikumana, nuk po arrin të rigjejë veten pasi nuk është më një titullar dhe aktivizimi i tij është me “pikatore”. Kjo, do të thotë që rikthimi i tij në Kategorinë Superiore, mund të jetë një opsion.

Edhe pse ishte objektivi i shumë ekipeve, para një sezoni, tashmë ai në një prononcim për minuta90.com shprehet se nga Superliga nuk ka asnjë kontakt me asnjë klub dhe asnjë ofertë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.