Partizani përmbys edhe Vllazninë, shkodranët kontestojnë

0
SHPËRNDAJE

Sërish fitore me përmbysje për Partizanin. Falë golave të të zakonshmit Sukaj dhe italianit Morini, skuadra e Starovës ka vijuar serinë e rezultateve poztive pas 3 javësh të Katergorisë Superiore, duke fituar edhe në Pukë, aty ku luajti si mik i Vllaznisë, në pamundësi që ndeshja të luhet në Shkodër, pasi “Loro Boriçi” po rikonstruktohet. Praktikisht ka qenë një sfidë, ku lanë shenjë edhe vendimet e gjyqtarit fierak Cjapi, i cili ndikoi jo pak në rrjedhën e lojës. Pikërisht në minutën e 40 akordoi jo vetëm një penallti, që u duk jo fort bindëse, por edhe ndëshkoi me të kuq një lojtar shkodran. Më pas gjithçka, të kuqtë e patën disi më të lehtë. E tashmë me 7 pikë janë të vetmit ndjekës të Skënderbeut kryesues.

PartzJava III/ Vllaznia-Partizani 1-2
Golat: Krymi’ 20/ Sukaj 49′ (p), Morini 83′
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Haxhaj, Hakaj, Marku, Krymi, Haxhibuliç, Ahmeti, Koduh, Bardulla, Shtubina Tr.Zmijani
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Vrapi, Kalari (Tafili 46′), Batha, Trashii, Mazrekaj, Fazlliu (Morini 62′), Plaku (Raçiç 46′), Sukaj. Tr. Starova
Gjyqtar: Cjapi
Karton i verdhë: /Kalari, Tafili
Karton i kuq: Arbri


Pjesa e parë
Ndodhin nga të gjitha gjërat gjatë pjesës së parë të një ndeshjeje të luajtur me ritëm të kënaqshëm. Fillimisht është Sukaj që godet shtyllën përmes një goditjeje dënimi në të 8′. Më pas, të kuqtë shpërdorojnë edhe raste të tjera për të kaluar në avantazh. Ndërkohë që në një nga zbritjet e pakta të tyre, janë shkodranët që gjejnë golin në të 20′ me Krymin, i ndihmuar edhe nga mbrojtja e Partizanit që nuk ka reagur thuajse fare për të larguar topin nga zona, pasi numri 10 i Vllaznisë në tentativën e parë goditi shtyllën. Disavantazhi ka nervozuar të ardhurit nga kryeqyteti, që e kanë pasqyruuar edhe në disa ndërhyrje. Për të ardhur deri në të 40′, kur një prekje (e dyshimtë?) me dorë në zonë nga Polizoi Arbri, detyroi gjyqtarin Cjapi të akordojë penallti e t’i tregojë kartonin e kuq beratasit të Vllaznisëa. Kaq është dashur që shkodranët të irritohen deri në atë pikë sa që të braktisin fushën për rreth 5 minuta. “Nuk duam ta prishim takimin, por kartoni i kuq na demoralizoi shumë”, ka deklaruar kapiteni Shtupina. Por drejtuesi Grima (“Turp i arbitrit, por duhet të vazhdojë futbolli”) ka rikthyer skuadrën në fushë: Loja ka rifilluar në të 49′, me kuqeblutë në inferioritet numerik dhe penalltinë e ekzekutuar prej Sukajt, që e ka kthyer në gol, duke barazuar shifrat 1-1.

Pjesa e dytë
Ka nisur me zëvendësime nga ana e Starovës, i cili ka larguar Plakun e Kalarin, për t’i bërë vend Raçiçit dhe Tafilit, duke sjellë një ekip disi më sulmues, me tërheqjen e Trashit në të majtë të mbrojtjes. Duke parë inferioritetin numerik të shkodranëve (janë munduar më tepër të mos mbrohen), një farë dominance të natyrshme në lojë ka pasur Partizani. Rastet ka qenë të shumta për të kuqtë, me Sukajn e Raçiç. Por hyrja e Morinit ka sjellë kthesën e pritshme. Italiani, i aktivizuar në vend të Fazlliut, ka qenë prtoagonist sërish në fitoren e “demave”, ashtu si me Flamurtarin. Atëherë fitoi penalltinë vendimtare, kurse këtë radhë shënoi vetë, duke çuar në rrjetë krosimin e Mazrekajt. Më pas, Partizani vetëm ka menduar të administrojë shifrat deri në fund, duke korrur një sukses me vlerë. Vllaznia i kënaqet vetëm talenetëve vendës që ka në skuadër, por jo pikëve, që mbeten zero edhe pas 270 minutave lojë.

KLIKO PER TE SHIKUAR NDESHJEN

S'KA KOMENTE

Comments are closed.