Ndizet drita jeshile tek Tërbuni

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Tërbunit
Ekipi i Tërbunit

Superiorja/ Pas shumë peripeceve të kaluara, duket se më në fund do të vijnë edhe ditë të bardha për lojtarët e Tërbuni. Pasi kanë thuajse të gjithë sezonin pa u paguar, tashmë duket se kjo çështje po shkon drejt zgjidhjes. Lojtarët e ekipit pukjan duhen përgëzuar për atë që po japin në fushën e lojës, edhe pse ekipi i tyre është thuajse i rënë nga kategoria. Tashmë ata janë pranë pagave të tyre të cilat janë premtuar nga Bashkia Pukë. Një ngërç që kishte në proçedurat tashmë është zgjidhur dhe brënda pak ditëve do të likujdohen lojtarët. Më në fund kjo situatë mori zgjidhje, ndërkohë që tani pritet një motivim akoma më i madh nga ana e Tërbunit në fushën e lojës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.