Ndizet Korça, qindra tifozë festojnë nëpër rrugët e qytetit

0
SHPËRNDAJE

tFitorja e arritur në transfertën moldave ka ndezur një qytet të tërë. Në Korçë, fill pas asaj që arritën djemtë e Josës ndaj Milsamit, tifozët dhe dashamirësit e futbollit kanë dalë duke festuar, si të ishte fituar finalja e Champions League. Qindra korçarë, megjithëse nuk kanë qenë të pranishëm direkt në stadium, kanë dalë në rrugët e qytetit të serenatave, me makina e flamuj, duke brohoritur për Skënderbeun. Aq sa për një moment ngjau sikur faza e grupeve ishte arritur vërtetë, ndërkohë që duhen të paktën edhe 90 minuta për t’u luajtur ende.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.