Ndreu: E tmerrshme që të pësosh gola të tillë

0
SHPËRNDAJE

Jemi munduar të punojmë shumë në aspektin psikologjik, sepse jemi një skuadër e re dhe pa eksperiencë. Pësuam dy gola aksidentalë dhe është e tmerrshme që të pësosh gola të tillë. Janë gabime amatore, që të jem i sinqertë.”

ndreu“Ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe e kemi deklaruar edhe më parë që në çdo ndeshje do ta kemi të vështirë, si sot, kur pësuam dy gola për fajin tonë. Skuadrës i mungon cilësia në sulm, i mungon pasimi final. Megjithatë, ashtu si shkoi ndeshja, është shumë e vështirë të përmbysësh disavantazhin e dy golave. Mbetemi në pozita të vështira.”

“Laçi nuk është ai i sezonit të shkuar, ka një ndryshim total, por shpresojmë që në merkaton e janarit të gjejmë lojtarë që të na japin shpresë për të ardhmen.”

“Futa Abrahamin për shkak të shpejtësisë që zotëron dhe për krosimet, por nuk jam i kënaqur nga mesi i fushës. Luajtëm me shumë topa paralelë, dhuruam shumë topa dhe humbëm kohë. Gjithsesi, shpresojmë në të ardhmen.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.