Ndreu, gati kurthin ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ramadan Ndreu
Ramadan Ndreu

Ndeshja e kthimit në Kupën e Shqipërisë është shumë e rëndësisshme për skuadrën e Lacit. Ndaj Skënderbeut arritën të fitojnë takimin e parë në shifrat 1-0, fitore minimale e cila i jep mundësinë trajnerit Ramadan Ndreu, të përgatisë strategjinë e takimit të kthimit, ku mbrojtja e fortë dhe kundërsulmi do të jenë dy armët logjike.

Pikërisht, për të forcuar mbrojtjen do të mendojë edhe Arjan Sheta i rikthyer, por që mungoi në ndeshjen e parë si pasojë e kartonëve të grumbulluar në këtë garë. Gjithashtu edhe Malindi e Buljan do të jenë të gatshëm.

Ndreu e njeh mjaft mirë Malindin, pasi e ka drejtuar më parë në rradhët e Kastriotit dhe së bashku me Cetkovic, mund të jenë manovra sulmuese e kundërsulmit për lacianët. Përballë është gjithsesi Skënderbeu, një skuadër që di të fitojë kur duhet, edhe pse takimi i fundit ndaj Tërbunit i ka futur në “shok” të besuarit e Mirel Josës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.