Ndreu: Kukësi i fortë, e meritoi fitoren

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ramadan-ndreuTrajneri i Laçit, Ramadan Ndreu, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ekipi i tij nuk ka synim për të fituar ndeshjet ndaj ekipeve kryesore të kampionatit, por garën e ka me ekipet e tjera më të dobëta.

“Ndeshja? Nuk i kemi kapacitetet për të përballuar ndeshje shumë shpesh. Sot bëmë shumë arnime dhe mezi bëmë një formacion të plotë. Skuadra e Kukësit është shumë e fortë, sidomos në pjesën e parë luajti shumë mirë dhe e meritoi fitoren.”

Kalendari? E kam thënë që në fillim që janë ndeshje të vështira ndaj kryesuesve këto që kaluan ndaj të kapim çfarë të kapim. Niveli ynë sivjet nuk është aty ku pritet. Shpresoj që këtë javë ndaj Gjirokastrës të tregojmë diçka më shumë sepse është ndeshje më e lehtë se këto që kishim sëfundmi.”

“Rasti i Pejiç? Rasti i Pejiç ishte faull i pastër. Nuk na e dhanë dhe besoj se ndikoi dhe presioni gjatë gjithë javës së kaluar për gabimet e arbitrave në ndeshjen e kaluar të Kukësit. Ua thashë arbitrave këtë gjë.”

“Pretendimet? Unë mendoj së “të kapim çfarë të kapim” e kam për këto ndeshjet me të fortat, kurse me ekipet e nivelit tonë duke nisur nga Gjirokastra e të tjerat me radhë duhet të luajmë për fitore, ndryshe rrezikojmë rënien”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.