Ndreu: Problemi ynë është finalizimi, tre pikësh që më gëzon

0
SHPËRNDAJE

ramadan ndreu(1)Trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se problemi i kurbinasve është finalizimi dhe theksoi se ky është një tre pikësh që e gëzon mjaft.

“E kam thënë edhe në intervista të tjera që problemi ynë është finalizimi, këtë problem e kemi prezent dhe do të mundohemi të bëjmë diçka. Na mbetet një punë shumë e madhe për të punuar me këta lojtarë që kemi deri në dhjetor dhe atëherë të kërkojmë një sulmues shumë më të mirë”.

“Morëm një trepikësh që më gëzon, por na del shumë punë pasi do të kemi mungesa në sulm deri në fund të dhjetorit. Isha i mërzitur para kësaj ndeshje se ndaj Flamurtarit zhvilluam një ndeshje tejmase të dobët, jashtë parashikimeve. Nëse edhe kjo do të përfundonte barazim, do të kishim shumë probleme”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.