Ndreu vs. Cungu, trajnerët ja dinë sekretet njëri-tjetrit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ramadan Ndreu do të përballet këtë javë me Armando Cungun, ose ndryshe Laci ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Vetëm pak muaj më parë Cungu la drejtimin e skuadrës së Lacit për të marrë skuadrën e vendlindjes së tij, Vllaznia. Gjatë kohës që Cungu punoi me bardhezinjtë, arriti të fitojë edhe një Kupë të Shqipërisë. Ndërkohë që gjatë të gjithë kohës ai ka bashëpunuar me trajnerin aktual të Lacit, Ramadan Ndreu të cilin tashmë do ta ketë si kundërshar. Sic dihet, gjatë kohës që Cungu drejtone Lacin, Ndreu mbante gjithnjë pozicionin e drejtorit teknik.

Padyshim, të dy trajnerët i njohin mirë sekretet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Lacin e njeh mjaft mirë trajneri Cungu. Por kjo e bënë akoma më interesante dhe më të fortë sfidën midis dy skuadrave veriore, të cilat janë të etura për pikë duke qenë në vështirësi në tabelën e klasifikimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.