Ndriçim Shtubina, kapiteni që po luan në shumë role për Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

 

15435759_1039291666200501_617731161_n

Nëse Vllaznia ka vuajtur në sezonet e fundit për një lider, duket se atë e ka gjetur këtë sezon. Jo më kot i është besuar atij shiriti i kapitenit.

E meriton, pasi në çdo ndeshje jep maksimumin, pavarësisht se vitet kalojnë dhe mosha bën të vetën. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Luftëtarit shënoi gol, duke u kthyer në golashënues për ekipin shkodran, pavarësisht se roli i tij natyral është mesfushor.

Por, kapitenin e Vllaznisë, që në Shkodër e thërrasin “Çimi”, këtë sezon jemi mësuar ta shohim në pozicione të ndryshme. Më konkretisht ka luajtur në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.

Vetëm në portë nuk është aktivizuar. Një fakt të tillë e vuri në dukje edhe trajneri Armando Cungu pas ndeshjes ndaj Luftëtarit, ku theksoi në konferencën për shtyp se ishte i detyruar të lëvizte në 4 pozicione të ndryshme.

Natyrisht, lojtarë të tillë janë të rrallë në Kampionatin Shqiptar. /minuta90.com/

ndricim-shtubina-645-loje

S'KA KOMENTE

Comments are closed.