Ndriçim Shtubina shpëton Vllazninë nga humbja, barazim në ekstrem ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Një gol i kapitenit Ndriçim Shtubina në minutat shtesë të ndeshjes i ka siguruar të paktën një pikë Vllaznisë që dukej e dorëzuar përballë Luftëtarin në luftën për vendin e katërt. Dueli mes dy ekipeve që synojnë të sigurojnë Europën nëpërmjet këtij pozicioni në renditje kishte folur thuajse i gjithi në favor të gjirokastritëve.

Edhe pse shkodranët shënuan të parët me anë të mesfushorit Elis Bakaj pas një penalltie të diskutueshme, golat e mbrojtësit Edy-Nicolas Boyom dhe sulmuesit Reginaldo i kishin dhënë një avantazh mëse të merituar ekipit gjirokastrit që po përgatitej të mbyllte ndeshjen me fitoren dhe vendi e katërt thuajse të sigurt për javët e mbetura të Superiores.

Ndërkohë që një diagonale e kapitenit Ndriçim Shtubina në shtesën e takimit arriti t’i siguronte Vllaznisë një pikë me barazimin 2-2 duke e mbajtur në garë për Europën, dhe për më tepër duke evituar që skuadra shkodrane të përfshihej në mënyrë të rrezikshme në luftën për mbijetesë. /minuta90.com/

Vllaznia-Luftëtari 2-2

Golat: Bakaj (pen) 34’, Shtubina 90’+3 / Boyom 44’, Reginaldo 50’

Vllaznia (4-3-2-1): Selimaj, Gurishta, Pjeshka, Vrapi, Shtubina, Tafili, Krymi (Hebaj 53’), Kruja (Mulemo 63’), Çinari, Kalaja (Gocaj 46’), Bakaj Tr: Armando Cungu

Luftëtari (4-2-3-1): Miraka, Liçaj, Boyom, Beqiri, Rapa, Aleksi, Ramadani (Rapo 74’), Abazaj (Brahimaj 90’+3), Rroca, Lamçja (Bregu 70’), Reginaldo Tr: Mladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Laver Alla

Kartonë të verdhë: Bakaj 31’, Gurishta 37’, Tafili 64’, Vrapi 83’ / Liçaj 14’, Beqiri 31’, Rapa 39’, Lamçja 64’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU