Ndryshim total në formacionin e Shqipërisë ndaj Luksemburgut

0
SHPËRNDAJE

kombetarja_44

Kombëtarja/ Rezultatet për të nuk janë parësorë në këtë moment.

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, pritet të bëjë eksperiment total në përballjen miqësore ndaj Luksemburgut.
Në orën 20:15 mund të jemi dëshmitarë të një ndryshimi thuajse të plotë të formacionit, ku në krahasim me Austrinë pritet të mbetet vetëm portieri Etrit Berisha.
Nuk do të jenë vetëm problemet që do ta detyrojnë italianin për rotacionin.
E vërtetë është që Mërgim Mavraj mungon për shkak dëmtimi, dhe e njëjta arsye largoi nga kombëtarja edhe Elseid Hysajn.
Për më tepër, Ergys Kaçe, nuk mund të luajë pas kartonit të kuq të marrë me austriakët.
Gjithsesi, De Biazi dëshiron të shfrytëzojë përballjen teorikisht jo tepër të vështirë ndaj Luksemburgut, për të parë në aksion edhe lojtarët e tjerë që ka në dispozicion.
Veseli, Gjimshiti, Aliji, Kukeli apo Shala do të kenë shans që rrallë i vjen, ndërsa pritet edhe debutimi i Milot Rashicës.
Në sulm, rotacioni nuk është i papritur, pasi Cikalleshi ka qenë gjithnjë sulmuesi kryesor i De Biazit.
Trajneri do të duhet të punojë, ndërkaq, psikologjikisht me lojtarët, të cilët duket se janë shpërqëndruar pas arritjes së kualifikimit për në Europian.
Humbja e shmangur vetëm në fund ndaj Gjeorgjisë dhe disfata në Austri janë shenja të qarta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.