Ndryshime në Komisionin e Etikës, ja anëtarët e rinj të zgjedhur

0
SHPËRNDAJE

Dashnor Sula
Dashnor Sula

FSHF/Ditën e sotme kanë ndodhur disa ndryshime në një nga komisionet e ngritura nga FSHF. Në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit është zgjedhur dhe Komisioni i Ri i Etikës. Komisioni do të përbëhet nga 8 anëtarë të cilët janë zgjedhur në bazë të numrit të votimeve. Bie në sy sërish rizgjedhja e Bejkush Birçes i cili ka qenë edhe më parë në këtë komision, por edhe zgjedhja e ish deputetit dhe donatorit të Shkumbinit, Z.Dashnor Sula. Gjithashtu në këtë komision është zgjedhur edhe ish nën drejtori i Policisë së Shteti, Z.Agron Kuliçaj.

Lista e anëtareve të zgjedhur të Komisionit të Etikës

1- Bashkim Koka (55 vota)

2- Bejkush Birçe (54 vota)

3- Ardian Leka (52 vota)

4- Fatmir Braka (52 vota)

5- Agron Kuliçaj (50 vota)

6- Hito Hitaj (19 vota)

7- Dashnor Sula (7 vota)

8- Suel Hadri (6 vota)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.