Ndryshime trajnerësh tek Kombëtaret e moshave U19 dhe U21

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Kanë ndodhur ndryshime në ekipet Kombëtare të moshave. Ashtu siç pritej zyrtarizimet kanë ndodhur ditën e sotme. Do të jetë Redi Jupi ai që do të plotësojë vendin e lënë bosh nga Skënder Gega në drejtimin e Kombëtares U21. Ish mesfushori i Kombëtares Shqiptare, i cili para se të merrte këtë post ishte vëzhguesh talentesh në Përfaqësuesen e madhe, por tashmë do të mbajë rolin e trajnerit në ekipin U21.Redi Jupi për herë te fundit ka qënë trajner i një skuadre në vitin 2006-2007 ku mbante postin e trajnerit-lojtar tek skuadra e Dinamos.
image
Gjithashtu ndryshime ka patur edhe tek Kombëtarja U19. Në stolin e kësaj skuadre tashmë do të ulet Arian Bellai, i cili do të zërë vëndin e Altin Lalës në krye të pankinës. Bellai ka qënë edhe më parë trajner i ekipit të Luftëtarit, ekip ku u rrit she doli si futbollist.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.