Ndryshon kahu i transferimeve. Tashmë nga Shqipëria shkojnë të luajnë në Kosovë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Deri përpara 1 apo 2 sezonesh kampionati kosovar shikohej vetëm si një trampolinë nga futbollistë të ndryshëm për tu rritur si lojtarë dhe për tu transferuar më pas në Shqipëri ose në ndonjë kampionat tjetër më të rëndëisshëm.

Por me pranimin e Kosovës në Uefa dhe Fifa, ky trend ka ndryshuar pasi tashmë edhe skuadrat kosovare mund të luajnë në kompeticionet europiane dhe futbollistë të ndryshëm po lënë Shqipërinë por edhe liga të tjera më të forta për tu transferuar në Superligën kosovare.

Debatik Curri dhe Armend Dallku ishin dy të parët që zgjodhën të beheshin pjesë e Prishtinës verën e kaluar ndërsa më pas atyre iu bashkua një tjetër ish futbollist i përfaqësueses kuqezi, sulmuesi Ahmed Januzi. Këtë verë merkato në Kosovë pritet të jetë akoma më e nxehtë sepse Kushtrim Lushtaku i cili edhe u shpall kampion me Kukësin, u largua nga verilindorët për të kaluar te Trepca 89 mund të jetë vetëm i pari i një liste të gjatë futbollistësh që mund të lënë kategorinë Superiore për tu bërë pjesë e Superligës kosovare.

Liria e Prizrenit është një  nga skuadrat më aktive dhe po lëviz për tu përforcuar me lojtarë nga kampionati shqiptar kjo edhe për faktin se drejtimin e skuadrës që e mbylli sezonin e fundit në Kosovë  në vendin e 8-të e ka marrë ish kapiteni legjendar i Skënderbeut Bledi Shkëmbi. Këtij të fundit te Liria mund ti bashkohen emra të rëndëishëm pasi sëfundmi po përflitet që Shkëmbi ka arritur të bindë, Endri Vrapin, Jetmir Sefën dhe Artur Maganin që në sezonin e ri të jenë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Transferimi i këtyre 3 futbollistëve në Superligën kosovare mund ti hapë rrugën të tjerë emrave me peshë deri në fund të merkatos.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU