Ndryshon skema tek inferioret, ja kur nis Superiorja

0
SHPËRNDAJE

Kategoria_Pare_official.svgËshtë mbledhur sot paradite, nën drejtimin e Presidentit të FSHF, Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Është kryer miratimi i datave për fillimin e kampionateve, të Kategorisë Superiore, të Kategorisë së Parë, të Dytë dhe të moshave. Kampionati i Kategorisë Superiore, do të nisë më 7 shtator. Janë miratur gjithashtu edhe struktura e re e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Faza e tretë e të dy kampionateve, do të zhvillohet në këtë mënyrë: Skuadrat do të ndahen në dy grupime (me nga pesë skuadra në kategorinë e parë) dhe (me nga gjashtë skuadra kategoria e dytë). Të parat, do të luajnë për të përcaktuar ekipet që ngjitet një kategori më lart, ndërsa grupimi i dytë për të përcaktuar skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë. Pikët e grumbulluara në dy fazat e para, do të përgjysmohen në fazën e tretë, duke i dhënë mundësinë ekipeve që të ngjeshen në renditje. Ky ndryshim bëhet që kampionati të ketë sa më shumë rivalitet dhe gara të jetë e ndezur deri në javën e fundit, pa i lënë mundësi ekipeve për të toleruar.

Superkupa e Shqipërisë, midis skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit do të luhet në Shkodër, më datë 24 gusht. Kjo do të jetë edhe ndeshja që do të inagurojë stadiumin e ri.

Është miratuar skema për Kupën e Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Po kështu, është miratuar edhe skema e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion edhe për moshat U-17 dhe U-19.

/fshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.