Ndue Mujeci shënon dopietë, i jep fitoren Ventspils

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLegjionarët/ Ndue Mujeci vazhdon të befasojë me formën që po kalon tek skuadra e Ventspils. Sulmuesi shkodran ka shënuar një dopietë në ndeshjen e rradhës në kampionatin letonez me ekipin e tij. Mujeci i ka dhënë fitoren skuadrës së Ventspils në transfertë ndaj ekipit të Metta, duke e bërë që kampionët në fuqi të rikonfirmohen si forcë kryesore në kampionat. Ndërkohë shkodrani tregon edhe njëherë se ka potencial për të arritur edhe tek kombëtarja kuqezi, duke parë moshën mjaft të re dhe formën mjaft të mirë që po kalon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.