Ndue Mujeci titullar në Ligën e Kampioneve (video/foto)

0
SHPËRNDAJE

dsc_6275-copy
Në foto Mujeci në luftë për topin.

Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Ventspils të Letonisë e cila u vu përballë të martën ndaj HJK Helsinki të Finlandës. Pas një pjese të parë pa gola, kampionët letonezë kaluan në avantazh të parët me një goditje dënimi por miqtë e përmbysën rezultatin duke përfituar nga pasiguria dhe mungesa e përvojës së mbrojtjes vendase. Në fillim barazoi shqiptari me pasaportë finlandeze Erfan Zeneli nga pika e bardhë dhe më pas erdhën dhe dy gola të tjerë që ndëshkuan ekipin e Mujecit me rezultatin 1-3, rezultat që lë shumë pak shpresa për kualifikim. Sulmuesi shqiptar luajti deri në ’82 për tu zëvendësuar nga letonezi Turkovs.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.