Në Ballsh e shohin si estradë fitoren e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Laci-Flamurtari
Moment nga ndeshja Laci-Flamurtari

Skuadra e Bylisit do të ndeshet sot në orën 16:00 në “Adush Muca” ndaj Tiranës. Por krahas fokusit në takimin e tyre, sigurisht drejtuesit ballshjotë kanë menduar edhe për t’i hedhur një sy takimit tjetër midis rivalëve të Lacit dhe Flamurtarit. Fitorja e këtyre të fundit konsiderohet një estradë nga presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj, të paktën në të përditshmen “Panorama Sport”, e ka përcaktuar të tillë dhe si një skenar kundër skuadrës së tij, drejtuesi më i lartë i Bylisit.

“Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit ishte një komedi ose më saktë një estradë. E ndoqa me vëmendje dhe u pa qartë se Laçi toleroi ndaj vlonjatëve. Kush mund të thotë se këtë ndeshje e fitoi Flamurtari?! Aleanca kundër Bylisit nuk është vetëm në ndeshjen Laçi-Flamurtari, por në të gjitha. Duket qartë që ka një frymë të qartë kundër Bylisit. Është një lojë që gatuhet diku, por që nuk di ta them me saktësi se ku, edhe pse shumë gjëra i di mirë. Është një lojë që gatuhet kundër nesh me synimin për të shpëtuar Flamurtarin dhe Vllazninë. Deri diku gjërat janë sheshit dhe nuk ka nevojë për të bërë komente me spondë. Kjo e sotmja në Laç i vendosi vulën dhe aleanca sapo vjen dhe po konsolidohet”, U shpreh presidenti i Bylisit për Panorama Sport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.