Në Kamzë ka gola dhe spektakël por jo fitues

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Barazim dramatik 2-2 në Kamzë, mes Kamzës e Kukësit, dy skuadra mjaft cilësore, por me synime të ndryshme dhe diferenca në emër e paga. Megjithatë, Kamza shkëlqeu, si zakonisht këtë sezon, duke merituar edhe më shumë se një pikë. Ka pasur polemika, sepse kampionët në fuqi shënuan me Elton Kale dhe e nisën mirë, por goli është shumë i dyshimtë.

Gjithsesi, Kamza jo vetëm që nuk u dorëzua, por me Plakun përmbysi gjithçka. Sulmuesi shënoi dy gola, i pari fantastik, duke çuar në delir Kamzën Gjithsesi, Rrumbullaku me një predhë nga distanca evitoi humbjen e Kukësit dhe Bakaj i shkoi pranë fitores në fund.

Një pikë që i vlen pak Kukësit, që lëshon pikë për të tretën ndeshje rresht.

Kamza – Kukësi 2-2
Shënues: Plaku 41′, 53′ / Elton Kale 27′, Rrumbullaku 74′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi (Neziri 51′), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç, Zeqiri (Musolli 62′), Ethemi (Alijev 55′), Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Bakaj 47′, Hallaçi 48′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Orlando Kuka

S'KA KOMENTE

Comments are closed.