Në Korçë luhet me një portë, Skënderbeu mund Korabin dhe barazon Kukësin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu nuk gabon dhe fut në xhep tri pikë të rëndësishme në garën e titullit me Partizanin dhe Kukësin. Korçarët mposhtën 3-0 Korabin në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 29-të të Kategorisë Superiore.

Në një stadium të boshatisur pas dënimit të tifozëve nga Komisioni i Disiplinës, të zotëve të shtëpisë u mjaftuan vetëm dhjetë minuta për të gjetur golin me mbrojtësin Bajram Jashanica.

Pjesa e parë vazhdoi të luhej e tëra në portën e skuadrës mysafire, sikurse edhe e dyta ku u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht Hamdi Salihi dyfishoi epërsinë e Skënderbeut në të 62-n, ndërsa Bakary Nimaga vulosi suksesin dy minuta më pas.

Me këtë trepikësh kampionët e gjashtë sezoneve të fundit barazojnë në kuotën 56 Kukësin, që pas pak do të jetë mysafir i Teutës në stadiumin “Niko Dovana”. Partizani, që udhëheq me 58 pikë, do të luajë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë. /minuta90.com/

Skënderbeu-Korabi 3-0

Golat: Jashanica 10’, Salihi 62’, Nimaga 64’

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Gavazaj, Radas, Jashanica, Vangjeli, Muzaka (Malaj 76’), Nimaga, Predescu, Adeniyi (Gripshi 65’), Latifi (Plaku 70’), Salihi (në dispozicion: Teqja, Bushi, Orelesi, Ogunjimi) Tr: Ilir Daja

Korabi (4-4-2): En. Prençi, Shabani, El. Prençi, Kaja, Arifaj, Mziu, Zefi, Gavazaj, Çangu (Marinaj 55’), Hoxhaj (Murrja 60’), D. Peposhi (Ivani 77’) (në dispozicion: Laço, Kraja, G. Kaloshi, Kalemi) Tr: Ermal Nexhipi

Gjyqtarë: Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Radas 89’ / Mziu 77’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.