Në Korçë përmendet Magani!

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu në stërvitje
Skënderbeu në stërvitje

Emri i trajneri Gugash Magani, qarkullon në ambjentet sportive të Korcës si kandidat i mundshëm për stolin e Skënderbeut. Sipas informacioneve të Minuta90.com, nuk është aspak cudi duke ditur aftësitë e një trajneri të tillë, i cili e ka treguar me punë cfarë di të bëjë, Magani mund të jetë zgjedhja e drejtuesve kuqebardhë.magani-658x370

Trajneri aktual Mirel Josa, ka dhënë sinjale largimi nga Skënderbeu. Mbase raportet me presidentin Takaj nuk janë si më parë dhe kjo për politikat e ndryshme të klubit që avantazhojnë apo përkëdhelin lojtarë të ndryshëm në kampin e kampionëve.

JosaGjithsesi, pa u futur në brëndësi të situatës, janë vetë palët klub-trajner që i njohin më mirë relatat e tyre. Por cfarë duket në horizont, është një “divorc” i mundshëm mes Josës dhe Skënderbeut.

Ardjan Takaj
Ardjan Takaj

Duke pasur një ecuri pozitive me një trajner të mirënjohur shqiptar si Josa, tashmë klubi i Skënderbeut mund të mos ndryshoj ide për kombësinë e trajnerit duke mos preferuar të huaj. Magani shihet si pista me e mundshme në fund të këtij sezoni. Ndërkohë që kontrata e Mirel Josës, ka përfunduar me mbarimin e kampionatit dhe nuk vazhdon më për Kupat e Europës si Champions apo Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.