Kosovë/ Krijohet edhe një klub i ri futbolli për femra

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Hajvalisë së Prishtinës bëri të ditur se në edicionin e ardhshëm 2015-16, do të formojë edhe klubin e femrave, që do të garojë në Superligën e Kosovës. Vetë drejtori sportiv i klubit, Xhavit Pacolli, e konfirmoi lajmin për krijimin e Hajvalisë që do ti jepte futbollit femëror të Kosovës pjesëmarrësen e 13-të në historinë e saj pesëvjecare të kampionateve kombëtare.

“E kemi bërë kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës për regjistrimin e klubit të femrave. Lojtaret kanë filluar të paraqiten ndërkohë që shumë shpejt do të vendosim edhe për trajnerin e femrave. Në nisje të edicionin të ardhshëm, Hajvalia do të prezantohet në futbollin kosovar edhe me klubin e femrave”, ka deklaruar Pacolli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.