Në Kukës bëjnë luftë me “motin”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Kukësi nuk ka shumë kohë që të analizojë humbjen kundër Tiranës në kupë, disfata e parë në sezonin e ri, nëse nuk llogariten ndeshjen e kupave të Europës në verë.

Këtë fundjavë Kukësi pret Teutën për kampionat (e diel, ora 14:00) dhe është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, por ka disa pengesa.

Përtej faktit që Teuta është një rival shumë i rrezikshëm dhe në rritje të vazhdueshme, Kukësi duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet, sepse Greca, Pashaj e Lushtaku nuk janë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa Hasani, Dvornekoviç e Pejiç kanë pasur probleme të vogla fizike së fundi.

Problem më vetë është fusha me bar sintetik, që ka qenë e mbuluar nga dëbora dhe mund të përbëjë një rrezik për lojtarët, edhe pse die shefi i klubit Jonuz Hallaçi ka postuar disa foto ku shihet se fusha është pastruar tërësisht nga dëbora.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.