Në Pukë do të luhet futboll elite

0
SHPËRNDAJE

11905803_605158126253618_5583357881502688206_n
Pamje nga stadiumi i rinovuar “Ismail Xhemali”, Pukë (Foto: Tërbuni Ultras Club)

Më në fund nuk ka më dyshime. Pas përpjekjesh deri rraskapitëse për të realizuar në kohë parametrat infrastrukturorë të nevojshëm për futboll elitar dhe në luftë të vazhdueshme me kohën e shkurtër në dispozicion, duke se më në fund edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është duke e lëshuar dritën jeshile që në Pukë të luhet futboll elite.

Kështu tifozët pukjanë do të kenë rastin që këtë fundjavë të shijojnë në stadiumin e tyre “Ismail Xhemali” një ndeshje të Superiores, midis Tërbunit vendas dhe SK Tiranës 24 herë kampione të vendit. Tërbuni është debutues në këtë kategori por entuziasmi me të cilin ka mbërritur deri këtu, mbështetja e tifozerisë, së bashku edhe me përforcimet e bëra kohët e fundit, i japin me të drejtë shpresë pukjanëve për një rezultat pozitiv përballë ekipit kryeqytetas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.