Në qoftë se Shqipëria shpallet “Kampione e Europës”, FSHF do japë shpërblime rekord

0
SHPËRNDAJE
Loading...

fshfNë qoftë se Shqipëria shpallet “Kampione e Europës”, FSHF do japë shpërblime rekord.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në dispozicion 11 milionë euro shpërblim për përfaqësuesen tonë, që do të marrë pjesë në Europianin “Francë 2016”.

Burime konfidenciale pranë “Top Channel” kanë mësuar se, kualifikimi historik i kuqezinjve në finalet e Europianit do të shoqërohet me një shpërblim të po të njëjtit nivel.

Ndryshe nga skuadrat e mëdha, shpërblimi për skuadrën tonë do të fillojë që në ndeshjet në grupe, ku është parashikuar 300 mijë euro për çdo fitore dhe 100 mijë euro për çdo barazim. Në rast se kuqezinjtë dalin në vendin e parë në grupin ku jemi, shpërblimi për skuadrën do të jetë 1.5 milionë euro; në vendin e dytë 800 mijë euro dhe në vendin e tretë 600 mijë euro.

Po ashtu, kualifikimi për në fazën e 1/16-ave do të sjellë një shpërblim shtesë prej një milion eurosh, në fazën e 1/8-ave prej 1.5 milionë euro të tjera, deri në kualifikimin për në gjysmëfinale, që do të ketë të përcaktuar një shpërblim prej 2 milionë eurosh.

Edhe pse tingëllon “çmenduri” fitorja e Europianit nga Shqipëria, drejtuesit e Federatës e kanë menduar një shpërblim edhe për këtë: ai është 4 milionë euro.

Kualifikimi i skuadrës sonë përfaqësuese në Finalet e “Francë 2016” i solli një përfitim prej 12 milionë eurosh Federatës Shqiptare të Futbollit, që praktikisht FSHF-ja ia vë në dispozicion skuadrës si shpërblim për një tjetër mrekulli./TCh/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.