Në “shënjestër”, sot yjet e Skënderbeut të tregojnë sa vlejnë

0
SHPËRNDAJE

Ardian-Takaj-SkenderbeuNdeshje e madhe, Skënderbeu është një histori më vete e futbollit shqiptar. Arriti majën, atë që askush se kishte arritur më parë. Tashmë meritat shkojnë për trajnerin Mirel Josa, por padyshim edhe për presidentin Ardjan Takaj, dhe stafin e gjërë kuqebardhë, pa harruar këtu lojtarët duke filluar që nga kapiteni Bledi Shëkmbi dhe deri tek portiere rezervë Llapanji. Por vec rezultatit historik që amplifikohet në media, Skënderbeu e di mjaftë mirë, se edhe nëse fiton sot me Beshiktash një ndeshje, kualifikimi është tepër i vështirë, për të mos u bërë pesimistë dhe konsideruar të pamundur. Stradegjia e klubit kuqebardhë është e qartë, përfitim financiar, për të hedhur baza të shëndosha në llogarin e tij. Një nga rrugët e përftimeve është edhe ajo e shitjes së lojtarëve, për këtë arye Skënderbeu është përqendruar tek aktivizimi i yjeve të tij në mosh të re. Një performancë e mirë ndaj Beshiktash sigurisht është ndryshe nga ajo në kampionatin shqiptar. Skautera të ndryshëm ndjekin sot sfidën e Skënderbeut. Të presim dhe shohim sa vlejnë yjet e Skënderbeut në të vertetë, pasi ndaj Dinamo Zagreb ishte Shkëmbi ai që ra në sy dhe vrapoj më shumë nga të gjithë, por sigurisht mosha e privon të jetë në listën e atyre që që mund të shiten!

 

Piter OlainkaPiter

Edhe pse ka luajtur një telenovel të gjatë gjatë verës duke mos u stërvitur si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës, Piter Olainka mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Skënderbeut. Talenti i tij nuk diskutohet, por karakteri problematik gjithashtu. Paramendoni nëse nigeriani 19-vjecar do të ishte stërvitur rregullisht si pjesa tjetër e grupit, tashmë do të ishte në formë dhe 100% i gatshëm në “vitrinën” Europa League. Mungesa e stërvitjes do të ndikoj për një kohë të gjatë, pasi sic dihet faza përgatitore është themeli i përgatitjes fizike të një lojtari.

Bernard Berisha

bberisha23-vjecari u bë i njohur tek skuadra e Besës së Kavajës në kampionatin tonë, më pas transferimi tek Skënderbeu u shoqërua edhe me sy skeptikësh, por që tashmë janë bindur për lojën e tij. Sigurisht Bernard Berisha, ka ende për të punuar në pasin e fundit, krosimin në zonë dhe goditjet e kuadratit, por dëshira e madhe e tij për të përjetuar sfidën, teknika dhe forma e shkëlqyer fizike sigurisht plotësojnë deri diku këto boshllëqe. Berisha është në vëzhgim nga disa skuadra që për momentin mbahen sekret nga klubi korcar. Ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë s’ishte në formën e duhur, në të dytën deri diku, i ndikuar edhe nga gjendja e virozës që po kalonte në ato momente. Ndërkohë që sot duhet të shkarkoj të gjitha bateritë e tij në rradh të parë për Skënderbeun, në rradh të dytë për të ardhmen e tij, pasi është në “lupën” e shumë menaxherëve dhe fuksionarëve të klubeve europiane.

Liridon Latifiliridon-latifi-mungon-ndaj-milsamit_hd

Erdhi pa shumë bujë nga Prishtina në rradhët e kampionëve të Shqipërisë, por sa herë që Josa e “telefononte” ai ishte i gatshëm t’i “përgjigjej” në mënyrën e tij me gola dhe performance pozitive. Liridon Latifi e ka rritur ndjeshëm performancën e tij në Ligën e Kampionëve dhe duhet ta vazhdoj sërish edhe në Europa League me fanelën kuqebardhë. Tashmë edhe pjesë e kombëtares Shpresa nën drejtimin e Redi Jupit, pritet shumë nga talenti i Skënderbeut. Mosha e re, klasi me topin në këmbë, sigurisht shoqëruar edhe me një punë të madhe, pritet t’i sigurojnë në të ardhmen një klub europian për të hedhur hapin cilësorë në karrierën e tij sportive. Por padyshim të interesuarit duhet të kalojnë nga presidenca korcare, e cila vendos cmimin për “yllin” e saj.

Bajram Jashanicalargea_11210425_957648237589264_8648903200783864785_n1439909872

Njësoj si patrioti i tij Bernard Berisha, edhe Bajram Jashanica, hapat e para në futbollin shqiptar i hodhi me fanelën verdhezi të Besës së Kavajës. Në fillim nuk gjeti hapësirat e duhura në rradhët e Skënderbeut, por me punë dhe profesionalizëm arriti të jetë titullar, madje të konsiderohet “politikë” e klubit për një shitje të mundshme të tij. Me Radas në qendër të mbrojtjes tashmë Jashanica është ambjentur, por sot pritet një detyrë shumë e vështirë për të mbuluar lojtarë të kalibrit botëror si Gomes & CO.

Bakari NimangaNimaga

20-vjecari nga Mali është në sezonin e katërt me fanelën kuqebardhë. Konsiderohet si një nga “fëmijët” e Skënderbeut, pasi u rrit në këtë klub. Mesfushori Bakari Nimanga pritet të jetë një tjetër lojtar në planet e presidentit Ardjan Takaj, për tu shitur gjatë merkatos dimërore. Mbase për të mund të ketë pasur edhe oferta më parë, por stradegjia e klubit jugëlindor është e qartë: afirmim në grupet e Europa Leagues dhe më pas sigurisht cmimi i kartonit të tij (edhe lojtarëve të tjerë) të rritet ndjeshëm dhe përfitimet të jenë më të mëdha.

Leonit Abazidownload


Mesfushori 22 vjeçar ka qënë një nga lojtarët që spikati tek ekipi korçar sezonin e kaluar, por edhe në disa ndeshje të Kupave të Europës. I përdorur nga trajneri Josa edhe si një mbrojtës krahu në raste emergjence. Abazi po tregon nga ndeshja në ndeshje rritje në lojën e tij, dhe duket se ai është futur në liste e talenteve që do të shiten nga klubi korçar pas paraqitjeve mjaft të mira.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.