Në Spanjë të sigurtë: “Topin e artë” 2015 e fiton….

0
SHPËRNDAJE

Ndoshta është ende herët, por mediat në Spanjë flasin me siguri: “Topin e Artë” 2015-të do ta fitojë Lionel Messi. Saktësisht, gazeta sportive El Mundo Deportivo thotë se argjentinasi do ta fitojë për të pestën herë vlerësimin prestigjoz, duke përmirësuar rekordin personal që ai ka aktualisht si i vetmi që e ka fituar 4 herë këtë çmim, që prej vitit 2009-të.
balArgumenti kryesor i shtypit spanjoll duket të jetë vlerësimi i bërë së fundmi nga FIFA ndaj Messit, si lojtari më i mirë i vitit. Çmim të cilin ai e fitoi me 49 pikë në 54 që ishin total. 28-vjecari këtë sezon shkëlqeu me Barcelonën duke triumfuar në të gjitha frontet. Messi e mbylli sezonin me 58 gola, ku më i bukuri padyshim ishte ai i shënuar në gjysmë-finalen me Bayern-in e Munich-ut. Ajo çka duket zhgënjyese për të vazhdon të jetë profili ndërkombëtar ku me përfaqësuesen këtë vit, në Kupën e Amerikës Latine, shenjoi finalen e dytë radhazi të humbur pas asaj të Brazil 2014-të.
mSFaktikisht, snjë lojtar tjetër nuk duket më mirë sesa Messi. Pikërisht duke marrë spunto nga ky fakt, Mundo Deportivo shkruan se asnjë herë më parë fituesi i Topi i Artë nuk ka qenë kaq shumë i parashikueshëm. Sidoqoftë, duhet të presim edhe 120 ditë për ta marrë vesh përfundimisht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.