Në “Zeqir Ymeri” mungon vetëm goli, barazimi kënaq Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësi dhe Partizani ndajnë pikët në kryendeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Në “Zeqir Ymeri” përfundoi 0-0 në fund të një prej dueleve më të bukura të këtij sezoni.

Që në minutat e para skuadrat dhanë sinjale se takimi do të ishte i zjarrtë dhe me raste sa nga njëra portë në tjetrën. Vendasit gjetën golin pas gjysmë ore lojë, por Izair Emini ishte në pozicion jashtë loje.

Sulmuesi kosovar u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, duke shpërdoruar një nga mundësitë e shumta të vendasve për të zhbllokuar lojën. Në krahun tjetër, portieri Enea Koliçi veshi petkun e shpëtimtarit duke i mohuar Partizanit golin në disa raste.

Nga ky barazim më i kënaqur mbetet Skënderbeu, që e sheh veten në kuotë të barabartë pikësh me Kukësin (47′). Partizani ndjek me 43. /minuta90.com/

Kukësi-Partizani 0-0

Gola: S’ka

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Carioca, Hasani (Guri 79’), Lena, Cale, Emini (Rangel 85’), Pejiç (në dispozicion: Koçi, Memini, Imami, Lushtaku, Dvornekoviç) Tr: Ernest Gjoka

Partizani (4-3-3): Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Malota, Ibrahimi, Batha (Fili 90’), Ramadani, Trashi (Cetkoviç 84’), Vila, Torassa (Atanda 90’+4), Ekuban (në dispozicion: Xhika, Mazrekaj, Bardhi, Boniface) Tr: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ridiger Çokaj, Ilir Tartaraj, Fatmir Lamaj, Laver Alla, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Hasani 31’, Rrumbullaku 46’, Shameti 52’, Alla 57’ / Batha 45’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.