Nën çatinë e Digitalb për gjashtë vite të tjera

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14956572_1063478523750070_6603606485005845494_n-658x466Nën një çati të vetme, ashtu si moto e Uefa-s, Shqipëria dhe Kosova në futboll, ashtu si dhe në cdo sport tjetër, do të jenë pjesë e të njëjtës shtëpi. Digitalb, për katër vitet e ardhshme nga 2018 deri në 2022 ka mundur të sigurojë të drejtat për transmetimit të të gjitha ndeshjeve të kuqezinjve dhe dardanëve në dy kompeticionet, që do të organizohen nga Uefa, atyre Eliminatore dhe Uefa Nation League, që do të starojë për herë të parë që prej vitit 2018 dhe që përkthehet njëkohësisht, dy herë më shumë ndeshje. 40 ndeshje të Shqipërisë, por dhe 40 të tjera të Kosovës në katër vjet prej 2018-2022 do të vijnë live dhe eskluzivisiht në platformën e të gjithë shqiptarëve, bashkë me 1000 sfida të tjera të ekipeve kombëtare në kontinentit, që ashtu si Shqipëria dhe Kosova do të kenë dy mundësi nga viti 2018 për t’u kualifikuar në një kampionat Europian apo Botëror.

Nën të njëjtën cati, që është dhe Moto e re e Uefas, përfshin dy faza kualifikimi me më shumë mundësi për të gjitha ekipet, qindra ndeshje më tepër, ekipe më të forta dhe sigurisht më shumë futboll spektakolar, i cili për shqiptarët kudo që ndodhen do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në ekranin e Supersport sepse është DIGITALB që ka bërë goditjen e madhe, duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit. Në 4 vite, 2018-2022, futbolli i ekipeve përfaqësuese të kontinentit Europian do të luhet non-stop dhe do të transmetohet LIVE vetëm në Supersport, në Arenën e Kampionëve. Të drejtat e transmetimit të DIGITALB përmbajnë jo pak, por një menu të pasur futbollistike me UEFA Nations League 2018-2019, UEFA European Qualifiers 2019-2020, finalet e Europianit 2020, UEFA Nations League 2020-2021, UEFA European Qualifiers 2021-2022 dhe të tjera ndeshje ndërkombëtare që do të luhen përgjatë fushatave kualifikuese për Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2022. Të gjitha nën një cati dhe në një shtëpi të madhe, Digitalb /Superspot

S'KA KOMENTE

Comments are closed.