Nertil Ferraj firmos me Teutën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ekipi i Teutës duket mjaft aktiv në këto ditët e fundit të merkatos. Pasi është fare pranë firmës me mbrojtësin Lukić, drejtuesit e klubit durrsak kanë bërë edhe një tjetër goditje në merkato. Afrimi më i fundit tek Teuta është Nertil Ferraj, i cili tani është zyrtarishtt një lojtar i durrsakëve. Lojtari pasi ka arritur akordin me drejtuesit ka hedhur edhe firmën mbi kontratë. Ferraj sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, dhe këtë sezon do t’a vazhdojë karrierën e tij tek Teuta.
image
Me këtë afrim trajneri Magani kompleton edhe mesfushën, duke parë që ai kishte kërkuar edhe më parë përforcime. Mesfushori natyrisht që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Flamurtarit, por pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit për ndeshjen e javës së dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.