Nesër shorti i Botërorit Rusi 2018, ja ekipet me të cilat mund të përballet Shqipëria

0
SHPËRNDAJE

shqiperiaNesër në Shën Petersburg të Rusisë do të hidhet shorti për eliminatoret e kampionatit botëror Rusi 2018. Ndeshjet e eliminatoreve do të fillojnë të luhen në shtator të 2016-ës. Kombëtarja Shqiptare pas paraqitjeve të mira të bëra kohët e fundit ndodhet tani në vazon e tretë dhe shanset për të pasur një grup më të lehtë në letër janë më të mëdha. Pozicionimi në vazon e tretë do të thotë që Shqipëria nuk do të përballet në grupe me Serbinë ose Greqinë.

Zona e Europës do të përbëhet nga 9 grupe, nga të cilat 7 do të jenë me 6 kombëtare dhe 2 të tjera me nga 5 kombëtare. Në Botëror Europës i janë rezervuar 13 vende plus Rusia si vend organizator. Kjo do të thotë që vetëm vendi i parë në grupe siguron kualifikimin e menjëhershëm. 8 më të mirat e vendeve të dyta ndeshen në playoff midis tyre ndërsa skuadra më e dobët e 9 grupeve e ndjek turneun nga televizori.

World-Cup-2018-logo

Më poshtë do të gjeni 6 vazot me ekipet pjesëmarrëse :

  1. Gjermani, Belgjikë, Holandë, Angli, Rumani, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.
  2. Itali, Austri, Sllovaki, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnjë-Hercegovinë.
  3. Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Poloni, SHQIPËRI, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.
  4. Turqi, Slloveni, Izrael, Irlandë, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mali i Zi, Estoni.
  5. Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.
  6. Kazakistan, Luksemburg, Lihtenshtejn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andorra.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.