Neuer hedh sfidën: “Duam me çdo kusht Europianin”

0
SHPËRNDAJE

Manuel Neuer cilësohet si portieri më i mirë i momentit nga të gjithë, por portieri gjerman ende ka stimuj të fitojë në karrierën e tij. Gardiani i “panzerave” nuk e ka përjetuar keq përmbysjen në miqësore ndaj Anglisë, teksa tashmë flet për “Euro 2016”. Neuer ka hedhur sfidën e rradhës teksa kërkon që të triumfojë edhe në Francë me Gjermaninë e tij. Ja deklarata e tij:

Manuel Neuer
Manuel Neuer

“Gjenerata e lojtarëve tanë është ende e uritur për suksese. Jemi të gjithë shumë ambiciozë dhe duam të fitojmë trofe. Personalisht dua që çdo vit të fitoj Bundesligën dhe pas suksesit të parë kjo ndjenjë nuk më ka ikur kurrë, por vlen edhe për Kombëtaren. Natyrisht që duam t’a fitojmë Europianin, por them me bindje se do të donim t’a fitonim edhe nëse do të kishim triumfuar në vitin 2012”, ka qenë deklarata e Manuel Neuer.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.